Transmetuar më 07-06-2019, 20:28

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku për pasojë kanë humbur jetën dy fëmijë.

Mësohet se një kamion hyri me shpejtësi në një park ku kishte shumë njerëz, duke shkaktuar panik.

Sipas mediave lokale tragjedia ka ndodhur në orën 09:30 minuta, në parkun pranë autostradës në Nova Gradishka.

Ende nuk dihet shkaku, por ka dyshime që kamioni mund të ketë pësuar një defekt në sistemin e frenimit.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të rritet pasi raportohet se një vajzë 20 vjeçe është në gjendje të rëndë. /k.k/noa.al/