Transmetuar më 07-06-2019, 20:58
Pamjet janë filmuar në një qeli në burgun e Cleveland, në Ohio, dhe tregojnë momentin kur dy gardianë rrahin brutalisht një të burgosur me probleme mendore.
Edhe pse kishin detyrë të përkujdeseshin ndaj tij, ata e rrahin keq.
Terrance Debose, 47-vjeç i burgosur për posedim të kokainës, mbahet i lidhur në një karrige, siç shihet nga pamjet.
Njëri nga gardianët fik kamerën e trupit dhe sëbashku me kolegun tjetër e rrahin me grushte.
Më pas e lënë të burgosurin të larë në gjak dhe të lidhur për dy orë. Për pasojë, i burgosuri ka pësuar lëndime të shumta. Ndaj dy gardianëve është ngritur padi dhe rrezikojnë dënim me burg. /k.k/noa.al/