Edy Reja e nis me humbje, Shqipëria mundet nga Islanda
Transmetuar më 08-06-2019, 17:03

Kombëtarja shqiptare është mundur përballë Islandës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Takimi i luajtur në Reikjavik, përfundoi me rezultatin minimal 1-0, në favor të vendasve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë të takimit nga Gudmundson në minutën e 22’.

Pavarësisht këmbënguljes së futbollistëve kuqezinj për të gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, nuk kanë mundur t’ia dalin.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Kombëtares kuqezi, drejtuar nga trajneri i ri, Edy Reja./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...