Transmetuar më 08-06-2019, 22:38

Një burrë në SHBA u bë i pasur falë një biskote.

E çuditshme në pamje të parë, por e vërtetë plotësisht. Charles W.Jackson Jr. mori një biskotë nga mbesa e tij, e cila e kishte blerë në një restorant vietnamez dhe vendosi që numrat që figuronin në të, t’i vendos për biletë në lotari.

Dhe ai rezultoi fitues i rreth 345 mijë dollarëve.

66-vjeçari ka zbuluar se pjesën më të madhe do t’i dhurojë për bamirësi.

Me paratë e fituara, ai është zotuar se do çojë gruan me pushime në Vietnam, ndonëse ka qenë më shumë se 20 herë. /k.k/noa.al/