Humbja përballë Islandës dhemb për trajnerin, Reja: Prodhuam shumë, por mungoi goli
Transmetuar më 08-06-2019, 23:20

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja nuk e ka përjetuar mirë atë humbje përballë Islandës me shifrat minimale 1-0.

Tekniku italian tha pas ndeshjes se skuadra shqiptare ishte në nivel të mirë loje dhe prodhoi raste, por goli ishte ai që mungoi.

“Po. E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë.

Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë.  Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Fati nuk ishte me ne”, tha italiani.

Në rastin e golit, Reja thotë se një gjë e tillë nuk mund të lejohej në atë mënyrë.

“Pavarësisht aftësive të dukshme të sulmuesit, ne nuk duhet ta lejonim që ai të kalonte në atë mënyrë. Ishte një pamjaftueshmëri e jona si dhe një aftësi e tij.

Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

Kjo ishte ndeshja e parë e trainerit italian në krye të stolit të kombëtares shqiptare. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...