Transmetuar më 09-06-2019, 07:58
Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të komentuara të showbizit prej vitesh, por gjithashtu edhe një nga femrat më me stil dhe ndër më tërheqëset.
E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Nora zbuloi se ka mbaruar shkollën për stiliste.
“As mami, as babi kurrë nuk kanë ndikuar në zgjedhjen e profesionit tonë.
Unë kam mbaruar fakultetin për dizajnere të modës. Para se të filloja të këndoja kisha dëshirë të kisha një opsion B sepse jetës nuk i dihet. Koncertet më ecën mirë, publiku më donte dhe mbeta këngëtare”, tha Nora.
Ajo shtoi se nuk do ia imponojë vajzës Renee këngën, por do e lë të vendosë vetë çfarë dëshiron të bëhet në jetë.