Sherri i bujshëm, Nora flet për marrëdhënien me Tunën
Transmetuar më 09-06-2019, 09:37

Sherri i bujshëm i Tunës dhe Robertit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej disa kohësh. E vetmja që nuk kishte reaguar deri më sot ishte Nora e cila e ftuar në “Xing me Ermalin”, foli për herë të parë për këtë çështje.

Nora hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Tuna nuk flasin duke u shprehur se vazhdon ta respektojë dhe se nuk e ka armike. Mirëpo këngëtarja i shokoi të gjithë me deklaratën se me Tunën nuk ka qenë kurrë shoqe e ngushtë.

Vite më parë dy këngëtaret shiheshin kudo bashkë dhe mediat shkruanin se ato ishin mikesha të pandara. Mirëpo duket se marrëdhëniet mes tyre janë ftohur.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale.

Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.

Loading...
loading...
Loading...