Përplasen tre makina në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur
Transmetuar më 09-06-2019, 12:51
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur tre makina.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Vorës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është identifikuar si Denis Kosova 30 vjeç.

Po ashtu flitet edhe për dy të plagosur, teksa dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...