Transmetuar më 09-06-2019, 22:57
Portugalia shpallet kampione e Ligës së Kombeve.
Kombëtarja portugeze ka arritur të triumfojë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Holandës.
Takimi Portugali-Holandë, përfundoi me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u realizua nga sulmuesi i Valencias, Goncalo Guedes, në minutën e 60’ të pjesës së dytë.
Ky ishte edicioni i parë i Ligës së Kombeve dhe në këtë mënyrë Portugalia ka bërë historinë duke shkruajtur emrin e para në këtë triumf./a.k/noa.al/