Transmetuar më 09-06-2019, 23:14
Foto ilustruese
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kukës.
Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Kukës-Morinë.
Një shqiptar nga Kosova, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Policia e Kukësit raporton se nga përplasja ka mbetur e plagosur pasagjerja, e cila është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.
Mësohet se shtetësja F.S., është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/