Terrorizohet një familje në Krujë, persona të armatosur bëjnë grabitje
Transmetuar më 10-06-2019, 09:00
Foto ilustruese

Momente terrori për një familje në Krujë, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë bërë grabitje.

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kësaj të diele, në fshatin Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

I zoti i shtëpisë tha se grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënim, kanë marrë para dhe sende me vlerë.

Aktualisht nga ana e uniformave blu, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...