Transmetuar më 10-06-2019, 09:40

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme, për kryetaren e Gjykatës së Tiranës.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, Enkeledi Hajro u gjet e papërshtatshme për vijimin e detyrës, duke bërë që në seancën e sotme, ti komunikohet shkarkimi.

Ndërkohë në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë, u konstatua mos justifikim pasurie si dhe paqartësi lidhur me një kredi.

Po ashtu pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.

Vendimi për shkarkimin e saj u dha nga treshja e trupës së KPK, me kryesues Olsi Komicin dhe me anëtar Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari. /a.y/noa.al