Transmetuar më 10-06-2019, 10:09

Një sherr mes fqinjëve ka bërë që një person të mbetet i plagosur rëndë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Elbasan.

Albert Lazari, 59 vjeç dhe djali i tij Roland Lazari, 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim, kanë kanosur dhe goditur me shkop bejzbolli fqinjin e tyre B.A.

Si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Babë e bir u vunë në prangat e policisë pas ngjarjes, ndërkohë që në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprimet e mëtejshme. /a.y/noa.al