Transmetuar më 10-06-2019, 11:40

“Sot, më në fund mund të them se seti i ‘Grey’s Anatomy’, është një ambient ndryshe, por në 10 vitet e para, mendoja vetëm se si të ikja nga aty”.

Janë këto fjalët e aktores Ellen Pompeo, protagoniste e serialit, Meredith Grey, e cila nuk ka ndryshuar për 15 sezone.

Në një intervistë për ‘Vulture’, Ellen Pompeo ka treguar se gjatë eksperiencës së gjatë të xhirimeve, jeta nuk ka qenë e lehtë dhe jo gjithmonë është ndjerë komode në serialin që e bëri të njohur në të gjithë botën.

“Gjatë xhirimeve kishte probleme serioze kulturore dhe sjellje të këqija. Ishte një ambient toksik dhe gjatë dhjetë viteve të fundit, doja vetëm të ikja. Por më pas u bëra nënë dhe gjatë sezonit të shtatë kuptova se nuk i përkisja më vetes. Duhej të kujdesesha për time bijë dhe duhet të qëndroja. Ndryshimin e doja pasi ajo eksperiencë duhet të ndryshonte dhe duhet të isha krenare për punën time”, thotë aktorja 49-vjeçare, shkruan noa.al.

Lidhur me kolegun e saj Patrick Dempsey, Ellen Pompeo shtoi se, “Ishim që të dy protagonistë, por ai në fillim fitonte thuajse dyfishin tim. Producentët ishin të bindur se pa të, seriali nuk mund të ndiqej, por unë dhe Shonda Rhimes luftuam për të treguar se nuk ishte kështu dhe e bëmë ndryshimin dhe tashmë fitoj shumë më shumë si dhe ambienti në set është përmirësuar dhe gjithçka mbetet një kujtim i largët”. /a.y/noa.al