Transmetuar më 10-06-2019, 14:44

Vrasësi serial më i tmerrshëm në të gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Quhet Samuel Little, është 79 vjeç dhe mbahet në një burg të sigurisë së lart në Los Angeles prej vitesh, pasi akuzohet për vrasjen e mbi 90 grave mes viteve 1970 dhe 2005 në 19 shtete amerikane, mes Arizona, California, Florida dhe Texas.

Askush si ai më parë nuk ka bërë krime të tilla. Hetuesit deri më tani kanë arritur që të provojnë vrasjen e 60 grave nga dora e tij, pesë rastet e fundit të vërtetuara javën që lamë pas në Ohio, për të cilat ai e ka pranuar fajësinë.

Viktimat e Little kanë që të gjitha thuajse të njëjtin identikit, femra me shthurura, që jetonin në rrugë, njëlloj si nëna e tij dhe ai vetë, të cilët vijnë nga Georgia.

Vrasësi vihej në gjurmët e vajzave dhe grave të pastreha, prostitutave, atyre me varësi nga droga, dhe përfundonte duke i mbytur gjatë natës.

Në dosjen në ngarkim të tij, thuhet se ai i zgjidhte viktimat e tij nga lloji i qafës. Ndërkohë, para se ti mbyste i grabiste dhe i çonte në vende të izoluara. U deshën vite të tëra hetime për të zbuluar krimet e tij monstruoze.

Teksa hetimet vijojnë ende dhe 60 raste u vërtetuan, janë ende 30 të tjera, për të cilat Little dyshohet fajtor, çka nga dënimi me burgim të përjetshëm ku ndodhet tani rrezikon atë me vdekje, shkruan noa.al.

Kështu një shoqatë në mbrojtje të viktimave bëri që të hapet dosja, duke shtuar akuzat ndaj tij, ku dyshohet për 90 vrasje. /a.y/noa.al