Durrës, gjendet trupi i një personi të mbytur në det
Transmetuar më 10-06-2019, 15:03

Trupi i pajetë e një personi të seksit mashkull është gjetur ditën e sotme nga Policia Kufitare, në ujërat e detit Adriatik.

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në largësi 1.5 milje nga bregu në stacionin ‘Hekurudha’ dhe i përket një burri rreth 60 vjeç.

Sipas burimeve policore, viktima ende e paidentifikuar është i gjatë 1.60 cm dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia kufitare e ka nxjerrë në breg trupin e pajetë dhe po e dërgon në morg në pritje të identifikimit pasi viktima nuk ka pasur mjet identifikimi me vete./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...