Transmetuar më 10-06-2019, 17:43

Skuadra e Interit ka hedhur sytë nga Reali për të marrë shërbimet, këtë herë jo të ndonjë lojtari, por për trajnerin fizik Antonio Pintus.

Pintus ka një raport gjithnjë e më të tensionuar me klubin, veçanërisht nën drejtimin e Julen Lopetegui. Situata është tensinuar edhe me Zidane, e largimi nga "Santiago Bernabeu" shihet si zgjidhja ideale.

Inter është aty dhe interesi është serioz, dhe aq më tepër, Pintus ka punuar edhe më parë me Antonio Conten.

Ai ishte pjesë e rëndësishme e viteve të lavdishme të Juventusit dhe Chelsea të Contes.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2020, por duket sikur ai do ta ndërpresë atë në fillim me pëlqimin e ndërsjellë që të mund të bashkohet me Interin. /k.k/noa.al/