Transmetuar më 10-06-2019, 21:55

Amela Kalari ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, në Top Channel me Bieta Sulon, për të ndarë eksperiencën e saj në “Miss Universe” e për të treguar më shumë nga jeta personale.

E lindur në Durrës, bukuroshja 22 vjeçare ka ndërtuar jetën në Angli, aty ku u shpërngul me familjen shumë vite më parë.

Mirëpo nëse ka një arsye që do mund ta kthente Amelën përgjithnjë në Shqipëri, ajo është dashuria.

Amela tregoi se do pranonte të jetonte këtu nëse partneri i ardhshëm do ishte shqiptar. “Djemtë shqiptar janë më shumë familjarë, janë njerëzit tanë e kuptohemi më shumë, edhe traditat janë njësoj”, tha ajo.

E teksa Bieta e pyeti nëse do e preferonte me origjinë tropojane si e ëma apo korçar si i ati, Amela e kishte të ndarë mendjen që e donte korçar, edhe pse në Korçë nuk kishte qenë asnjëherë.

“Babi na i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe të gjithë thonë që korçarët janë shumë familjarë. Është e vërtetë mesa shoh unë me babin”, përfundoi ajo