Transmetuar më 10-06-2019, 22:10

Për politikanin Neritan Ceka vendimi për shkarimin e Presidentit Ilir Meta është një iniciativë pasionante që nuk duhej të ishte marrë.

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë”, Ceka tha se Presidentit ka autoritetin që ia jep kushtetuta që ashtu siç e dekreton datën e zgjedhjeve edhe ta anulojë atë.

Sipas tij të partitë kanë ngelur në vjeshtë, ndersa vendimi për anullimin e datës së zgjedhjeve duhej të ishte marrë më herët.

“Presidenti ka autoritetin që i jep kushtetuta për ta bërë këtë gjë. E dyta, në nënin 93 të kushtetutës që thotë cakton datën e zgjedhjeve. Nuk  ka përcaktim kushtin për presidentin se kur dhe si e cakton datën e zgjedhjes. U dha qartë që ai që bën dekretin ka edhe të drejtën e tërheqjes. Pra datën nuk e ka dhënë sepse dihet që afati i verës mbaron dhe zgjedhjet do shtyhen për në vjeshtë. Të dy partitë kanë mbetur për vjeshtë të shohim si do dalin. Injoranca vazhdon dhe në faktin për shkarkimin e presidentit. U tha qartë që mirë ishte mos e merrnin këtë iniciativë, sepse është një iniciativë pasionante dhe vendime kaq të rëndësishme nuk duhen marrë në mbledhje, sidomos tek elektorati që është gati të rrijë pa bukë dhe pa ujë, por vetëm që bijtë e komunistëve të vazhdojnë të jenë në pushtet. Pra këto me fushata elektorale nuk bëhen. Mirë ishte që këtë vendim ta kishte marrë edhe më herët”, tha Ceka.