Transmetuar më 10-06-2019, 22:33

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

PD në njoftimin zyrtar nuk qartësoi se çfarë roli do të kenë këto grupime megjithatë nënkuptohet se qëllimi dhe misioni i tyre do të jetë pengimi i zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në njoftimin e saj PD thotë se "kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues".

Ngritja e kësaj strukture konfirmon kështu paralajmërimet e opozitës se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale.