Transmetuar më 10-06-2019, 23:12

Shkrimtari dhe akademiku Moikom Zeqo ka folur hapur për situatën politike në Shqipëri, duke deklaruar se nuk beson se do të ketë zgjedhje apo përplasje civile në vend.

I ftuar në emisionin “A show” të Adi Krastës, Zeqo theksoi se pritet të mendojë se do të ketë një zgjidhje politike, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një krizë artificiale të ngritur nga vetë palët e përfshira.

Zeqo nga ana tjetër ka folur për Partinë Socialiste, duke thënë se fatkeqësisht selia rozë është “klonuar” tërësisht nga “lideri” Edi Rama.

"Kemi përplasje të palëve politike, por nuk kemi krizë të thellë. Kjo është krizë artificiale. Kryeministri Rama ka 20 vjet që rri në politikë. Nuk besoj se ka bërë kthesa kaq të mëdha. Ajo që më tremb te Rama është propaganda. Edhe qeverisja e këtyre viteve ka vend për kriticizëm. Mendoj se duhet që PS nuk duhet të jetë e klonuar nga Rama, por të ketë personalitete që flasin. Duhet të flasin edhe deputetët, por pse nuk flasin ata? Sepse janë bërë palë me Ramën, PS është bërë me numrin një të partisë… Unë nuk besoj se politikanët tanë kanë lexuar ndonjë teoricien politik", u shpreh Zeqo.