Transmetuar më 11-06-2019, 09:19
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan.
Një makinë tip “Hondai” ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar, duke e lënë të plagosur.
Për pasojë vogëlushi u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit me iniciale E.P., është shoqëruar në komisariat.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al