“Përpunimi” zbulon 35 kg kanabis dhe “çokollatë”, kush është i arrestuari
Transmetuar më 11-06-2019, 09:42
Lenda narkotike e sekuestruar

Një operacion i policisë së Tepelenës i koduar “Përpunimi”, ka vënë në pranga një person të kapur me 35 kilogramë kanabis sativa, një pjesë në formë çokollate si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabisi.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se Krenar Mema dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte në formë çokollate, u organizua operacioni.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i Krenar Mamës, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Prej saj 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate, si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...