Transmetuar më 11-06-2019, 11:03
Foto arkiv

Pas konferencës së mëngjesit të së hënës, kur lajmëroi anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta do të ketë një tjetër konferencë pasditen e sotme.

Zyra e shtypit të Presidentit lajmëron se kreu i shtetit do të mbajë një konfertencë në orën 16.00.

Kjo konferencë vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste por shkarkimin e tij.

Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve caktoi pesë orë debat lidhur me këtë kërkesë, në seancën parlamentare të së enjtes.

Gjithçka vjen pasi kreu i shtetit firmosi anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Menjëherë pas këtij vendimi PS mblodhi Kryesinë, ku akti i Presidentit u cilësua i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, duke kërkuar shkarkimin e tij. /a.y/noa.al