Lind fëmijë jashtë martesës, nëna e hedh nga dritarja
Transmetuar më 11-06-2019, 11:57

Solli në jetë një djalë jashtë martesës, kështu nëna e hodhi nga dritarja menjëherë pasi e lindi.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçare kineze nga Changsha, në provincën e Hunan, e cila e ngjizi fëmijën jashtë martesës.

Gjatë nëntë muajve ajo kishte arritur që ta fshihte faktin që ishte shtatzënë, ndërsa pasi e lindi fëmijën në shtëpi, tentoi që ta hiqte qafe të sapolindurin.

Ishin fqinjët e shtëpisë ata që dhanë alarmin, pasi foshnja kishte ngecur në kornizën e dritares së fqinjëve dhe kishin dëgjuar të qara.

Duke menduar se bëhej fjalë për një mace, vendosën të kontrollojnë me anë të një shkalle, ku dhe gjetën foshnjën.

Vogëlushi e kishte ende kërthizën ngjitur, ndërkohë që u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nëna e foshnjës u identifikua dhe arrestua, ku tregoi se e bëri gjithçka pasi fëmija ishte fryt i një tradhtie. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...