Transmetuar më 11-06-2019, 12:08

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Bruksel, lidhur me situatën politike në vend, por edhe për diskutimet lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Mësohet se gjatë kësaj vizite kreu i qeverisë do të takohet me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, takim i cili do të mbahet në orën 17.00.

Më tej do të pritet në takim edhe nga kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jeane Claude Juncker.

Gjithçka vjen në një kohë kur Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. /a.y/noa.al