Transmetuar më 11-06-2019, 13:03
Foto ilustruese

Humb jetën një person në plazhin e Durrësit, rreth mesditës së sotme.

Rreth orës 11:20, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”, një person ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spitalin e Durrësit, ku dhe ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë arrest kardiak. Aktualisht po punohet për identifikimin e kufomës.

Me vdekjen e sotme, shkon në dy numri i personave që kanë humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Kjo pasi ditën e djeshme u mbyt në det, pranë lagjes Nr.13, 86-vjeçarit Nikoll Petoku. /a.y/noa.al

U gjet i mbytur në bregun e Durrësit, identifikohet viktima