Të shtëna me armë zjarri, plumb në gjoks kreut të njësisë administrative në Kotë
Transmetuar më 11-06-2019, 15:21
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kotë të Vlorës, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Sipas të dhënave personi i plagosur me armë zjarri është identifikuar si Argjil  Gjoka, kreu i njësisë administrative në Kotë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, dhe i plagosuri ka marrë një plumb në gjoks.

Menjëherë pas plagosjes ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...