Transmetuar më 11-06-2019, 15:36

Ka ndërruar jetë në spital nga një plumb me armë, kreu i njësisë administrative në Kotë, Argjil Gjoka.

Ai mori një plumb në gjoks dhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës ku gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Mavrovë, ku Gjoka mësohet se ndërhyri në sherrin mes dy vëllezërve që po konfliktoheshin për çështje pronësie, por në tentativë për t’i ndarë ata mori një plumb në gjoks.

E njoftuar për ngjarjen policia është nisur në vendin e ngjarjes ndërsa autorët, të identifikuar nga policia, ende nuk janë kapur.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë./b.l/noa.al/