Transmetuar më 11-06-2019, 16:41

Presidenti Meta ka ironizuar vendimin e maxhorancës për shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit. Meta ka thënë sot se ai është vetë ofruar që ta lërë këtë post në rast se shërben për të zgjidhur krizën.

Presidenti tregoi se kishte marr informacion se mund të kisthe trazira gjatë protestës dhe për këtë arsye ai ia ka njoftuar kreut të opozitës vendimin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

“Shkarkimi? Unë nuk e kuptoj, unë jam vetë ofruar, për ta lënë këtë detyrë, postin tim edhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të një zgjidhje të kësaj krize dhe të një garancie se gjithçka do të funksionoj normalisht. Nuk e kuptoj a i intereson zgjidhja e krizës apo ikja e Presidentit, se nëse i intereson ikja e Presidentit kjo është shumë e thjeshtë”, tha Meta.

Ndërsa i pyetur nëse është vendimi i influencuar nga Basha, Berisha apo Monika, Meta ka deklaruar se “Basha e ka marrë vesh në orën 19:15 të momentit të fillimit të mitingut përmes një telefonate zyrtare. Basha nuk e ka ditur që telefonata është regjistruar. I është kërkuar të ndërpritet mitingu në çdo moment që të ketë manifestim dhune”.