Transmetuar më 11-06-2019, 17:25

Lidhur me hetimet për çështjen e “Toyota Yaris”, Prokuroria e Belgjikës i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda shqiptare një letër-porosi të dytë.

Në të kërkohet marrja në pyetje e katër të arrestuarve në Shqipëri për këtë çështje.

Po ashtu, autoritetet belge kërkojnë sekuestrimit të 3.4 milion eurove në portin e Durrës.

Më herët Prokuroria Belge i ka dërguar një letër Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, si person që ka dijeni për ngjarjen e sekuestrimit të 3.4 milion eurove.

Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave. /k.k/noa.al/