Rama i përgjigjet Metës: Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor
Transmetuar më 11-06-2019, 17:59

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku edhe këtë herë ka shkruar se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”, shkruan Kryeministri në Tuiter, reagim që vjen pas konferencës së Presidentit Meta.

Ndërkohë, në kushtet kur Presidentit ka shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, mazhoranca po përgatit procedurat për shkarkimin e tij.

Për ta bërë një gjë të tillë duhen 94 vota, por po ashtu edhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese e cila thotë edhe fjalën e fundit.

Ditën e enjte, në seancë plenare, deputetët do të diskutojnë për pesë orë me radhë për këtë. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...