Transmetuar më 11-06-2019, 18:55

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte ndeshjen e radhës në “Elbasan Arena” ku përballë do të ketë Moldavinë.

Shqiptarët do kenë detyrim fitoren në kushtet ku pak ditë më parë u mposhtën në Islandë.

Ndërkaq, trajneri italian ka menduar teknika të reja për të arritur te fitorja, e cila do të jetë shpresëdhënëse për të ardhmen.

Ndryshe nga Islanda, Moldavia nuk është një ekip fizik, kështu që do të ketë disa ndryshime në formacion. Megjithatë, skema mbetet sërish ajo e Reykjavikut, 3-5-2. Në portë konfirmohet Berisha.

Para tij pritet të vendosen Veseli, Ismajli dhe Dermaku, me këtë të fundit që është në balotazh me kapitenin e kombëtares, Mërgim Mavraj.

Mesfusha me 5 pritet të përbëhet nga Abrashi, Kaçe, Xhaka, Hysaj dhe Aliji. Maja e sulmit pritet t’i besohet Sadikut, që do ketë mbështetjen e Uzunit, i cili do të vihet në mbështetje të tij. /k.k/noa.al/