Transmetuar më 11-06-2019, 20:00

Është botuar në Fletoren Zyrtare dekreti i Presidentit Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pak ditë më parë, në 8 qershor, Presidenti njoftoi se ka anuluar mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, dukre renditur edhe argumentet që sipas tij, në kushtet aktuale, e pamundësojnë një proces normal.

Sipas tij realizimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore pa pjesëmarrjen e opozitës është problematike në aspektin demokratik, sepse u pamundëson qytetarëve shqiptarë të zgjedhin midis alternativave konkurruese përfaqësuesit e tyre në nivel vendor.

Por kjo ka nxitur mazhorancën që të kërkojë shkarkimin e tij, madje ka nisur edhe procedurat parlamentare.

Në seancën e së enjtes është parashikuar një diskutim i gjatë prej 5 orësh për këtë çështje. /k.k/noa.al/