Transmetuar më 11-06-2019, 20:36

Autoritetet greke kanë arrestuar pesë shqiptarë të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mediat greke shkruajnë se policia zbuloi rreth 13 mijë rrënjë kanabis sativa në zonën e Dervenohoria, Viotia.

Operacioni u krye me helikopter, ndërsa pranë parcelës u zbulua dhe laboratori me pajisjet e posaçme për përgatitjen e pakove si dhe armë.

Policia greke arrestoi pesë shqiptarë dhe një grek, gjatë kontrollit në parcelë.

Një ditë më parë, në greqi u vunë në pranga pesë shqiptarë, pjesë e një grupi grabitësish. /k.k/noa.al/