Transmetuar më 11-06-2019, 22:23

Një shpërthim ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Shkollës së Kuqe në kryeqytet.

Sakaq, sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet të ketë të lënduar.

Forca policore janë në vendngjarje dhe janë duke hetuar rastin./a.k/noa.al/