Transmetuar më 11-06-2019, 23:22

George Michael kosniderohet si një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.

Ish-këngëtari ndërroi jetë në vitin 2016, duke lënë pas një pasuri të konsiderueshme. Tashmë që kanë kaluar 3 vite nga vdekja e tij, ndërsa është zbuluar edhe testamenti i tij, që ka surprizuar jo pak.

Pasurinë e tij prej 123 milionë Dollarësh, Michael e ka pasuar për motrat e tij, babanë dhe disa miq, duke lënë pa asnjë kacidhe të dashurit e tij.

I dashuri prej 15 vitesh Kenny Goss, është lënë jashtë testamentit.

Mesa duket dashuria e George nuk ka qenë aq e madhe sa t’i lërë pjesë nga paratë e tij. Këngëtari dhe biznesmeni Goss nisën lidhjen e tyre në vitin 1996. Më pas në 2011 ata deklaruan se janë ndarë, por nuk kaloi shumë dhe u rikthyen bashkë.

Edhe ish i dashuri tjetër Fadi Fawaz, më të cilin George u lidh në 2012, nuk ka përfituar asgjë.