Transmetuar më 12-06-2019, 08:35

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi një muaj më parë, u bë nënë për herë të parë.

Teksa prej vitesh është larguar nga Shqipëria për të nisur karrierën si aktore në Turqi, ajo tash po shijon mëmësinë me vogëlushin Efehan, si fryt i martesës me aktorin Tolgahan Sayisman.

Por së fundmi Almeda iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj, ku njëra prej tyre ka lidhje me vogëlushin.

“A do ja mësosh Efehanit gjuhën shqipe?”, e pyet një ndjekëse.

Almeda nuk ka ngurrua në përgjigje, duke shkruar, “Efehanit edhe i flas edhe i këndoj vetëm shqip”. /a.y/noa.al