Transmetuar më 12-06-2019, 11:11

Zihet me të dashurin, por sherri mes tyre degradon deri në dhunë. Katie Lee Pitchford, një estetiste 21-vjeçare amerikane ndodhej në Indian Beach, të Florida, kur nisi të debatonte me të dashurin.

Në gjaknxehtësi e sipër ajo e kapi të dashurin në testikuj, deri sa të riut i doli gjak.

Fillimisht ajo e goditi me shqelma dhe shpulla, ndërsa më tej e kapi në organin gjenital.

Jo vetëm kaq por vajza e kapi edhe për fyti. Pas disa tentativash i riu arriti që të lirohej duke lajmëruar policin ë dhe ambulancën.

21-vjeçarja pranon që ka debatuar me të dashurin, por mohon agresionin, shkruan noa.al.

Aktualisht ajo ndodhet në burg, pas sherrit të ndodhur të mërkurën e kaluar, teksa hetimet lidhur me ngjarjen, janë në vijim. /a.y/noa.al