Transmetuar më 12-06-2019, 12:24

Me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, iu bashkua festimeve si i ftuar special në Prishtinë.

“E kam në zyrën time një New York një fotografi të Wesley Clark të Tony Blair dhe fotografinë time dhe të gjithë tjerët që ishin aty. Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë ia kujtoj vetes se cili ka qenë qëllimi i politikës. Më kujtohet fytyra e qytetarëve kur i takova para 20 vitesh. Në shkollën fillore në Ferizaj atë ditë thashë dhe dëshiroj ta them edhe sot. 79 ditë të sulmeve mund ta kenë fituar atë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta kanë fituar paqen. 20 vite më vonë keni bërë punë të shkëlqyeshme dhe e di se në kohë paqeje më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë do të bëjmë më tutje”, u shpreh Thaçi.

Ai shton ka vetëm pak fitore apo humbje që janë të përhershme në çështjet njerëzore, “Ju do të ngriheni dhe të punoni”.

Clinton kërkoi nga populli i Kosovës që të jenë mirënjohës që në udhëtimin përgjatë 20 viteve nuk ka pasur kthim të dhunës etnike sistematike dhe shkatërrimit të institucioneve fetare e kulturore.

Sakaq në fjalën e tij Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se 12 qershori është në themelet e identitetit si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe e Perëndimit.

“Ashtu siç jemi sot së bashku, si kosovarë, amerikanë, britanikë, gjermanë, francezë, italianë, e nga shumë vende tjera në këtë ditë të bukur qershori në kryeqytetin e shtetit të Kosovës, në Prishtinë, ashtu ishim bashkë në periudhën më të rëndë, më të errët dhe më tragjike në historinë e re të Kosovës: atëherë kur ishte rrezikuar vetë mbijetesa e një populli, atëherë kur qytetarët e Kosovës ishin në gjendje të sakrifikojnë gjithçka për liri dhe për t’u bërë zot të fatit të vet”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Europian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.

Po ashtu pjesë e festimeve është edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Në festime marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama. /a.y/noa.al