Transmetuar më 12-06-2019, 12:38

U deshën disa muaj hetime për të goditur një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, pas një hetimi proaktiv disa mujor paraditen e sotme u bë finalizimi i operacionit duke vënë në pranga pesë persona.

Të arrestuarit janë Gilmando Bami, 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë; Xhilion Xhemollari, 24 vjeç, banues ne Tiranë; Aurel Tema, 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë; Elvis Qoku, 25 vjeç , banues në Tiranë dhe Edvin Zalla, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë

Efektivët e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të tyre, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga të dyshuarit, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për shkak se operacioni është në vijim, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. /a.y/noa.al