Shafrani i Indisë, erëza “medicinale” që ka efektin e njëmijë ilaçeve
Transmetuar më 12-06-2019, 13:29

Shafrani i Indisë është një aromë gjithnjë e më e pranishme në tavolinat e shtëpisë sonë. Ka shumë receta që ju mund të bëni me këtë erëz, por pak njerëz i dinë përfitimet e jashtëzakonshme që ka.

Natyrisht ajo nuk zëvendëson barnat normale, por efektet e shafranit të Indisë mund të jenë shumë të dobishme për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Për shembull, është një pengesë e madhe për rritjen e kolesterolit në gjak, duke ndihmuar për të parandaluar sulmet e zemrës dhe sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Kjo erëz është gjithashtu me veti të fuqishme anti-inflamatore, me efekte të ngjashme me aspirinën dhe ilaçe të tjera të ngjashme, të tilla si ibuprofen, për më tepër edhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të tilla si artriti dhe kanceri.

Pacientët me diabet mund të kenë gjithashtu përfitime të ndryshme duke shtuar këtë erëz në dietën e tyre./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...