Vijojnë përgatitjet për 30 qershorin, merren në mbrojtje anëtarët e KQZ
Transmetuar më 12-06-2019, 13:41

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë marrë në mbrojtje. Katër anëtarëve iu është vendosur truprojë nga Njësia Speciale e Policisë.

Gjithçka pas vendimit të shumicës prej tyre për të vijuar përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta e çdekretoi datën, duke i anuluar zgjedhjet vendore.

Kështu ditën e sotme, KQZ, është mbledhur në mungesë të kryetarit Klement Zguri, i cili dy ditë më parë u shpreh se nuk mund të dalë kundër dekretit të Presidentit.

Ndërkohë, mbledhja e sotme u drejtua nga zëvendëskryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi, Rezarta Bitri.

Rendi i ditës

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, më 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

– “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

– “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

-‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

-“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

-“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...