Tenton të vjedhë një makinë në Tiranë, bie në pranga
Transmetuar më 12-06-2019, 14:08
Foto ilustruese

Një person i cili tentoi që të vjedhë një makinë, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Mbrëmjen e kësaj të marte, efektivët e komisariatit nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

I riu mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D., banues në Paskuqan.

Nga ndërhyrja e policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij ku gjatë kontrollit fizik policia i gjeti tre celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për

veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...