Transmetuar më 12-06-2019, 14:20

Pas marrjes në mbrojtje të katër anëtarëve të KQZ-së të cilët kundërshtuan dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale, ka ardhur edhe reagimi i ish-kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

"A i mbrojnë dot bodyguardet anëtaret e rilindjes në KQZ nga përgjegjësia para ligjit??? Anëtarët e rilindjes në KQZ kanë tani nga pas bodyguardë, që jua ka vënë qeveria. Këta anëtarë janë thjesht puçiste, që kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit. Kërcënimi i vetëm i këtyre anëtarëve të KQZ, ju vjen nga ligji, të cilin e kanë shkelur dhe dhunuar në emër të rilindjes dhe me urdhër të saj”, shkruan Vasili.

Më tej ai thotë se anëtarët e KQZ nuk mund të mbrohen dot nga përgjegjësia para ligjit.

“A i mbrojnë dot bodyguardët këta anëtarë të KQZ nga përgjegjësia shumë e rëndë e shkeljes së ligjit? A vlejnë pistoletat dhe muskujt e bodyguardëve për ti mbrojtur këta anëtarë të KQZ nga dita shumë e afërt e gjykimit për dhunimin,që ata i bënë ligjit. E kanë kot fare këta të KQZ që bëhen gazi i botës me bodyguardë nga prapa”.

Sipas Vasilit, “Gjithshka kanë bërë e bëjnë në mënyrë skandaloze, duke shkelur ligjin për hesap të rilindjes dhe kundër popullit është mbajtur shënim dhe përgjegjësia e secilit përpara ligjit është e do të jetë individuale dhe e pashmagshme…!!"/b.l/noa.al/