Transmetuar më 12-06-2019, 15:55

Pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama, ka postuar një video në rrjetin social Instagram ku vë përballë, qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet vendore dhe procesin e integrimit, me atë të Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, më të cilin zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, ndërsa nga ana tjetër është edhe qëndrimi i Presidentit të KE.

“Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike. Mendoj se këto zgjedhje duhet të mbahen, nëse jo do të shtynin prespektivën europiane të Shqipërisë. Jam në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë sa më shpejt”, tha Juncker.

Videon kreu i qeverisë Edi Rama e shoqëron me pyetjen: Kujt i besoni?

View this post on Instagram

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on