Haradinaj thirrje Serbisë për pajtim: Paqen e bëjnë të guximshmit, ne guxojmë
Transmetuar më 12-06-2019, 16:40

Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj i ka drejtuar një thirrje Serbisë për pajtim. Haradinaj tha se paqen e bëjnë të guximshmit dhe populli i Kosovës e ka guximin të pajtohet me Serbinë, dhe këtë shtoi ai, e bëjnë në mirënjohje të SHBA-së.

“Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë.

I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit.

Në mënyrë që brezave tu lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij. Kosova është gati për tu pajtuar dhe i bën thirrje Serbisë për pajtim. E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare”, u shpreh Haradinaj./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...