Transmetuar më 12-06-2019, 19:34

Autoritetet greke kanë refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë të Bledar Jambellit, që akzuohet se porosity vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë në Greqi, e cila nuk pranoi ekstradimin e tij.

Përgjigjia negative për Jambellin ka mbërritur prej më shumë se 1 muaji pranë Ministrisë së Drejtësisë, por është mbajtur e fshehtë nga autoritete tona.

Pikërisht për ekstradimet dhe rastin në fjalë është pyetur sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Kemi kryer veprimet proceduriale tonat në rastet e dërgimit të kërkesave për ekstradim. E di që me rastin Jambelli ka pasur një zhvillim gjyqësor, me sa dëgjova sot Gjykata e Lartë ka vendosur të mos e ekstradojë.

Ne kemi vetëm një njoftim nga Interpoli që është vendosur mosekstradimi. Nuk dimë më shumë në lidhje me këtë rast”, tha ajo.

Ndërkaq, Bledar Jambelliu arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Greqi, gati 2 vite pas vrasjes së komisar Artan Cukut.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe gjykata e krimeve të rënda i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë më 8 Prilli 2017. /k.k/noa.al/