Transmetuar më 12-06-2019, 21:00

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lalar të Fierit.

Një këmbësore është përplasur nga një makinë.

Mësohet se gruaja, rreth 50 vjeç është përplasur nga një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi.

E plagosura u dërgua në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/