Transmetuar më 12-06-2019, 21:49
Foto ilustruese

Tiranë, NOA.al – Një burrë në moshë të thyer mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet pasi u përplas nga një makinë që mori shtyllën para.

Ngjarja ndodhi para pak minutash në rrugën Ali Demi në afërsi të kryqëzimit, raporton noa.al.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin I. S., në rrethana të paqarta ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës.

Si pasojë është aksidentuar një një këmbësor R. E rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.